Aktualitet

Transferoi 80 mijë euro në llogarinë e gruas së Tahirit, çfarë deklaroi Lul Morina në SPAK

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me thirrjen e biznesmenit Julian Morina (njohur si Lul Morina) në Prokurorinë e Posaçme SPAK, ku është mësuar se prej çështjeve të pyetura, ka qenë edhe ajo e ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.

Sipas hetimeve të para, rezulton se biznesmeni i ndërtimit ka bërë disa transaksione bankare me vlerë mbi 80 mijë euro,  tranferta që janë kryer gjatë 2016-2017 në llogarinë e Fatlinda Tahirit, bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai madje, gjatë marrjes në pyetje, i ka pranuar vetë këto transferta dhe i ka vënë hetuesve në gatishmëri edhe bilancet e kompanive.

Teksa, shpjegon se paratë i janë kthyer mbrapsht nga bashkëshortja e Tahirit.

SPAK ndërkaq, thotë se po heton arsyet e këtyre transaksioneve dhe përse janë shpenzuar këto para nga familja Tahiri./albaniapost

TRENDING

Exit mobile version