Bota

Turqia nuk gjen qetësi, tjetër tërmet i fuqishëm

Një tërmet i ri 5.2 sipas shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së shtunës në Turqi . Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit, i cili ende po lufton për të shëruar plagët nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit . Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti i ri ka ndodhur në orën 12:27 të së shtunës dhe ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet shkaktuan panik te banorët për shkak se vjen pas tërmeteve të dyfishta me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë që goditën rajonin dy javë më parë.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit ka kaluar 50,000. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), numri i të vdekurve në Turqi nga tërmetet e mbrëmshme ka shkuar në 44.218. Në Siri, të vdekurit sipas numërimit të fundit janë 5914.

TRENDING

Exit mobile version