Politike

U tërhoq nga Primaret! Alimehmeti merr pozicionin e rëndësishëm

TIRANË– Ish-kandidati në Primaret për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, tashmë ka marrë një pozicion të rëndësishëm në Partinë Demokratike. Alimehmeti është zgjedhur drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD. Kjo zgjedhje, vjen në kuadër të proçesit të zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve brenda partisë.

Me vota unanime, Alimehmeti, mori besimin e anëtarësisë për këtë post. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social, Alimehmeti deklaron se zgjedhjen e sheh si thirrje për të punuar edhe më fort drejt hartimit dhe mbështetjes së alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore.

POSTIMI I PLOTË: Nderim dhe përgjegjësi, vlerësim dhe sfidë njëkohësisht ndjeva sot kur anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike më votuan unanimisht në pozicionin e Drejtuesit. Besimin e dhënë përmes votës nga miqtë, kolegët dhe Profesorët e mi, është thirrje për të punuar edhe më fort drejt hartimit dhe mbështetjes së alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore. Me pacientin në qendër dhe shëndetin në fokus çdo sfidë kthehet në objektiv për t’u tejkaluar me punë, mund, besim dhe pastërti.

TRENDING

Exit mobile version