Pinknews

U tha se pasi la “Portokallinë” Xhemin do e shohim në emisionin e ri, por ja si qëndron e vërteta!

Në muajin gusht, moderatorja Xhemi Shehu konfirmoi zërat që qarkullonin prej kohësh se ajo s’do të ishte më pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Drejtimi i këtij të fundit iu besua Eneda Tarifës, ndërsa Xhemi i mbajti kuriozë ndjekësit e saj për planet e së ardhmes.

Mirëpo, pak ditë më parë një video e Eni Shehut ku prezantohej emisioni i tij i ri “Nuk është karantinë” që do të transmetohet në “Abc News” na ngatërroi të gjithëve.

Kjo pasi gjatë videos u vu re prezenca e Xhemi dhe nga kjo menduam se do jetë pjesë e emisionit, por e vërteta qenka ndryshe.

Në fakt Xhemi do jetë thjeshtë e ftuar në këtë emision dhe siç duket, sikundër tha dhe vetë disa ditë më parë, do qëndrojë pushim për pak kohë.

Megjithatë, mikesha e saj Arbana Osmani ka plane të tjera për moderatoren. Kjo pasi Arbana u ka premtuar fansave të Xhemit se do të sigurohet që të mos i marri malli për të dhe me siguri i referohet daljes së mikeshës së saj në ekranin e një televizioni.

Për këtë kemi fakte dhe nëse Arbana nuk e mban premtimin, ka punë me fansat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version