REAGIM

‘Unë bëra atë që bëjnë njerëzit kur fjalët dështojnë’

‘Unë bëra atë që bëjnë njerëzit kur fjalët dështojnë’, do të shpjegonte 50 vite më parë, Kancelari Gjerman Willy Brandt aktin e tij të rënies në gjunjë para memorialit për viktimat e kryengritjes së getos së Varshavës, të vitit 1943. Një moment simbolik i pranimit dhe ballafaqimit me të vërtetën e Gjermanisë dhe historisë së Europës pas Luftës së Dytë Botërore.
Dy dekada nga çlirimi i Kosovës dhe përfshirja e të gjitha vendeve të rajonit në procesin e integrimit europian, shtrohet pyetja: Kur do të shohim udhëheqësit e Serbisë të bëjnë të njëjtën gjë për krimet e kryera në Kosovë, si parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve?
Piruetat me këmbime territoresh, relativizimi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë, në funksion të mbijetesës politike, shpresoj të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo.
Tanimë, nevojitet kurajo dhe përgjegjshmëri për t’u ballafaquar me ketë realitet dhe kurrësesi për t’u përfshirë në revizionimin e historisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version