Kosova

Unë e njoh mirë, ka vënë bast për luftë/ Çanak tregon qëllimin e Vuçiçit

Propozimi i Millosh Vuçeviç-it për kryeministër i Serbisë nga presidenti Aleksandër Vuçiç, edhe pse dyshohet se ishte organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, po shihet nga njohës të zhvillimeve politike në Beograd dhe ish-ushtarak, si rrezik për përshkallëzim të situatës në Kosovë.

Në sytë e politikanit jotipik serb Nenad Çanak, kur një Ministër i Mbrojtjes bëhet Kryeministër, kjo tregon qartë një vazhdimësi të plotë të doktrinës ushtarake që është ndjekur deri tani.

“Unë mendoj se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe një ofensivë e mundshme ruse në Ukrainë ose një përshkallëzim në një pjesë tjetër të botës të shkaktuar nga Kremlini, mund të rrisin tensionet në rajon” – deklaroi Çanak.

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, po ashtu theksoi se çështja në këtë fazë është “pritja e dobësimit të vëmendjes së NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë”, dhe pastaj përdorimi i kësaj, për “një ndërhyrje të mundshme ushtarake dhe militarizimin e brendshëm në Serbi”.

Prandaj, ai insistoi që Bashkimi Evropian duhet të luajë një rol shumë më aktiv, por sipas tij, kjo ende nuk ka ndodhur.

“Vuçeviç është një njeri shumë i denjë, e mban fjalën dhe është shumë operacional në çdo detyrë. Megjithatë, thellë në vetvete, ai është ideologjikisht besnik ndaj ideve të Vuçiçit, babai i Vuçeviçit ka qenë anëtar i partisë së Vojisllav Sheshelj, partisë origjinale të Vuçiçit, që nga dita e parë dhe mbetet i tillë” – tregoi Canak.

Për ish-komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastratin, mandatimi i Vuçeviç-it pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të fituara nga Partia Progresive Serbepor dhe  të kontestuara nga opozita serbe, përkatësisht koalicioni “Serbia kundër dhunës”, tregon se presidenti serb nuk është i interesuar për paqe.

“Nominimi i tij tregon qartë politikën e Vuçiçit, sepse ai nuk është i interesuar për të sjellë paqe apo marrëveshje me Kosovën, por përkundrazi me këtë normimin ai është i gatshëm që të nxisë apo avancojë politikën e tij me botën serbe” –  theksoi Kastrati duke shtuar se Serbia është e interesuar “për luftë” në Ballkanin Perëndimor, meqë sipas tij, “Vuçiç ia ka dhënë një premtim presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit që në Ballkanin Perëndimor mund ta nxitë një konflikt të armatosur”.

TRENDING

Exit mobile version