Sport

‘United’ ndërpret kontratën me Ronaldon

Planet e kryesisë së Manchester United janë bërë të ditura pas intervistës së, Cristiano Ronaldos.

Sipas The Telegraph, shefat Man United do të shqyrtojnë mundësinë e prishjes së kontratës me sulmuesin portugez në merkaton e janarit. Pretendimet e tyre do të jenë aktive derisa lojtari të kërkojë pagesën për pjesën e mbetur të marrëveshjes.

Kujtojmë se pjesë nga intervista e Ronaldos me gazetarin Piers Morgan u bënë publike, në të cilat lojtari sulmoi Eric ten Hag dhe drejtuesit e Manchester United dhe madje preku ish-shokun e skuadrës Wayne Rooney.

Bashkëlojtarët e Cristiano Ronaldos janë të pakënaqur me sjelljen e tij.

Sipas The Telegraph, lojtarët e Manchester United kanë respekt të madh për atë që portugezi ka arritur gjatë karrierës së tij, por në të njëjtën kohë janë të zhgënjyer me sjelljen e sulmuesit në javët e fundit.

Sipas një burimi, lojtarët e Manchester United “nuk do të derdhnin asnjë lot” nëse portugezi do të largohej nga ekipi së shpejti. Besohet se veprimet e Ronaldos destabilizuan situatën, ndërsa mes pjesës tjetër të lojtarëve ka unitet.

Një tjetër burim tha se lojtarët e Manchester United “nuk i lanë zemërimet e Ronaldos t’i shpërqendrojnë”.

TRENDING

Exit mobile version