Lifestyle

Urojmë të mos i keni hedhur pasi këto këpucë janë SUPER NË MODË i këtë dimër

Po mendoni të blini këpucë dhe çizme të reja? Keni parë thuajse çdo vitrinë dhe akoma nuk e ndani dot mendjen? Përpara se të bëni ndonjë lëvizje të gabuar hidhni një sy këtij artikulli i cili do t’ju njohë me tendencat më të fundit të këpucëve, që me siguri do t’ju kthejnë pas në kohë.

Bëhet fjalë për këpucët me majë katrore të cilat dominonin pasarelat, por edhe rrugët në fillim të viteve ’90. Ishte shtëpia e modës italiane “Bottega Veneta” e cila hodhi sivjet në treg sandalet me majë katrore, e mesa duket ky trend po predominon edhe për sezonin vjeshtë-dimër 2021-2022.

Çizme deri te kyçi i këmbës që mund t’i kombinoni me xhinse dhe pulovër të ngrohtë, mocassini që mund t’i vishni me çorape me ngjyra dhe motive asimetrike, apo një palë décolleté që plotësojnë veshjen tuaj dhe nxjerrin në pah këmbët. Mundësitë janë të pafundme, mjafton të gjeni atë që i përshtatet stilit tuaj, por edhe xhepit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version