Bota

Ushtari rus filmon tinëzisht qindra arkivole të bashkëluftëtarëve të tij të vrarë në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë e deri më sot kur po bëhen dy vite nga kjo luftë e përgjakshme, Rusia ka refuzuar të jap shifra të ushtarëve të vrarë në fushëbetejë.Madje shpesh nga Kremlini kanë anashkaluar këtë pyetje edhe nga ata gazetarë të paktë të pavarur rus, që e kishin guximin t’i kërkonin autoriteteve numrin e ushtarëve rusë të vrarë.

Megjithatë shumë video amatore shpesh të publikuara në rrjetet sociale, e dëshmonin se rusët po pësojnë humbje të mëdha, duke filmuar qindra kufoma që ishin bërë gati t’i dorëzoheshin më të dashurve të tyre.E një video e fundit e filmuar nga një ushtar rus, shfaq qindra arkivole të mbushura me ushtarë të vrarë rusë.Ai e kishte filmuar videon tinëzisht siç edhe mund të shihet më poshtë.Pamjet janë realizuar në morgun e Rostovit, kurse data dhe lokacioni i saktë nuk janë zbuluar për shkaqe sigurie.

TRENDING

Exit mobile version