Bota

Vajzat po hapnin dhuratat/ 33 vjeçarja nënë e katër fëmijëve vdes papritur nga ataku kardiak

Një nënë e katër fëmijëve ka vdekur papritur më 25 dhjetor teksa vajzat e saj po hapnin dhuratat e Krishtlindjeve në një dhomë tjetër.

Ashley Stanik i kishte thënë ish-të dashurit dhe baba i fëmijëve të saj Kane, se nuk ndjehej mirë dhe se donte të shtrihej.

33-vjeçarja i kishte kërkuar babait të filmonte vajzat teksa hapnin dhuratat e tyre teksa shpresonte të kalonte me gjumë gjendjen e keqe, në shtëpinë e tyre në Brisbane, Australi.

Por disa orë më vonë Kane zbuloi se tragjikisht Ashley kishte vdekur.

Motra e të ndjerës, Cassandra tha se familjarët nuk arrijnë të kuptojnë vdekjen e Ashley.

“Nuk kishte asnjë sinjal se mund të kishte diçka që nuk shkonte dhe kjo e bën akoma më të vështirë”, tha ajo për rrjetin vendas Courier Mail.

Cassandra shtonte: “Ajo kishte disa orë që ishte zgjuar dhe nuk po ndjehej mirë, prandaj u kthye në krevat duke menduar se mund ta kalonte duke fjetur”.

Bijat e Ashley, katër, tetë, 12 e 18 vjeçe, janë tronditur nga vdekja e nënës së tyre dhe tani po qëndrojnë me të atin.

Shkaku i saktë i vdekjes së Ashley nuk është publikuar por 33 vjeçarja nuk kishte asnjë problem të mëparshëm shëndetësor.

Vdekjet e papritura kanë si shkak kryesor problemet kardiake, shkruan rrjeti Mayo Clinic, teksa raste të tilla janë shumëfishuar çuditërisht 3 vitet e fundit.

Ato mund të shkaktohen nga mpiksja e gjakut që bllokon venat dhe ndalon oksigjenin në pjesë të zemrës, shkruan rrjeti The SUn.

TRENDING

Exit mobile version