Bota

Vala e re e të nxehtit, Europa me pullë të kuqe

Vazhdon pa u dorëzuar vala e të nxehtit që prej javësh po mbyt Europën me ngritje dhe ulje. Makthi i kolonës së merkurit mbi 40 gradë është realitet në Francë Portugali, Itali dhe Spanjë ku në këto orë alarmi i nxehtësisë është maksimal.

Në Francë, termocentrali bërthamor Tricastin mund të zvogëlojë prodhimin e energjisë bërthamore sepse temperatura e ujit të
lumit Rhone, është shumë e lartë dhe nuk i plotëson kushtet për ftohje.
Në Spanjë temperatura e Detit Tirren ka shkuar në 30 gradë.
Në Itali, temperatura e Detit Ligurian dhe Adriatik ka shkuarne 28 gradë, një fenomen që mund të gjenerojë, fenomene të dhunshme stuhish, të ashtuquajturat uragane mesdhetare.

TRENDING

Exit mobile version