Pinknews

Van Damme vizitë në Kosovë, përshëndet me simbolin e shqiponjës

Aktori i njohur hollivudian Jean-Claude Van Damme po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Van Damme është fotografuar me ish-karateistin nga shqiptar, Enver Idrizi, që në të kaluarën fitoi medalje europiane duke përfaqësuar shtetin e Kroacisë.

Po gjithashtu aktori është shfaqur duke bërë shqiponjën me duar.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një fotografi me aktorin e njohur dhe mjeshtrin e arteve marciale Van Damme në Prishtinë, duke e bërë shqiponjën.

 

 

Lladrovci ka shkruar në instagram “shqiponja bën dallimin”.

“Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar ai.

TRENDING

Exit mobile version