Bota

Vera 2022, më e nxehta në histori

Vala e jashtëzakonshme e nxehtësisë që përjetuam në verën e kaluar, është një kujtim i pakëndshëm për shumë europianë. Sipas raportit të klimës të publikuar nga ‘Copernicus’, viti 2022 do të hyjë në histori pikërisht për shkak të temperaturave të larta që ngjallën makth.

Temperatura mesatare e Tokës në vitin 2022 ishte 1.2 gradë më e lartë se në epokën para-industriale dhe po sipas ‘Copernicus’, tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat e regjistruara në mbarë botën.

Përsa i përket Europës, jo të gjithë kanë vuajtur nga vapa në të njëjtën mënyrë. Për të djersitur më shumë dhe për të pësuar dëmet më të mëdha ishin vendet e Europës Jugore dhe Perëndimore, ku u regjistruan rekorde. Duke shkaktuar thatësira ekstreme dhe zjarre të mëdha si në Francë, Spanjë dhe Itali, me viktima dhe humbje të mëdha ekonomike dhe mjedisore.

Shkencëtarët paralajmërojnë se për të shmangur arritjen e pikës së kthesës, ngrohja globale këtë shekull duhet të kufizohet në 1.5°C mbi nivelet para-industriale. Para vitit 2022, vitet më të ngrohta ishin 2016, 2017, 2019, 2020 me rajonet më të nxehta në Evropën Perëndimore, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore, Kinë dhe Zelanda e Re.

Një shenjë e vogël shprese vjen nga vrima e ozonit, e cila, sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, së shpejti mund të mos jetë më problem deri në vitin 2040. Që nga alarmi në vitet 1980, shtresa e ozonit është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme pas Protokollit të Montrealit të vitit 1989, një marrëveshje ndërkombëtare që ndihmoi në eliminimin e 99% të kimikateve ‘derdhur’ në atmosphere.

TRENDING

Exit mobile version