Kosova

Veriu, teatër politik/ Kurti i pamatur, u paralajmërua

Historiani dhe politikani shqiptar, Paskal Milo e cilësoi teatër të madh politik atë që ndodhi në veri të Kosovës të premten e kaluar, kur policia u përplas me serbët lokalë në përpjekje për t’i futur kryekomunarët e rinj nëpër zyra.

Milo tha se veprimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’i çuar nëpër zyra krerët e 4 komunave të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët, ishte tërësisht i pamatur.

“Kurti ishte paralajmëruar nga ndërkombëtarët për të mos e bërë pikërisht atë që e bëri, ndaj edhe reagimi ishte aq i forte” – deklaroi Paskal Milo duke shtuar:

“Ishte diskutuar që krerët e rinj të mos shkonin në zyrat e tyre por diku tjetër ku të ushtronin detyrën. Pushteti i tyre do jetë i përkohshëm se situata ka nevojë të piqet dhe se do shkohet në zgjedhje të tjera në këto komuna. Nëse serbët marrin pjesë në këto zgjedhje dihet si do jetë rezultatin. Kjo gjë ishte paralajmëruar të mos ndodhte. Ndaj reagimi nga ndërkombëtarët është kaq i madh. Nuk mbrohet sovraniteti me një akt taktik”, tha historiani dhe politikani Milo.

TRENDING

Exit mobile version