Pinknews

VIDEO/ E goditën me thikë në resortin luksoz, i dashuri 28 vite më i ri i nënës së Nejmarit rrëfen tmerrin: Thuajse vdiqa…

Tiago Ramos, i dashuri 24-vjeçar i nënës së Nejmarit, Nadine Gonçalves, është goditur me thikë në një resort luksoz në Kankun. Çifti me diferencë moshe plot 28 vite, kishte shkuar prej javës së shkuar me pushimi në këtë resort luksoz.

Edhe pse u përfol për një ndarje, mamaja e Nejmarit duket se kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë modelit, 4 vite më të ri se djali i saj Nejmar. Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet teksa gjaku i rridhte nga qafa, ndërkohë që zbulon detaje të sulmit.

Duke insisituar se sulmi ishte i qëllimshëm, 24-vjeçari Tiago Ramos shkruante: “Thuajse vdiqa për diçka që nuk kam bërë. Erdha në restorant dhe kërkova një pjatë për të ngrënë. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk bëra asgjë por ata nuk më lanë të qëndroja. Duke pretenduar se një nga tre personat e goditi me thikë, ai shton: “Kjo nuk mbaron me kaq. Kam identifikuar personin që e bëri këtë dhe do të kthehem në Meksikë”.

Ai thoshte gjithashtu se ishte vetëm në Meksikë, duke konfirmuar se mamaja e Nejmar ishte kthyer pa të në Brazil, pasi kishin ardhur bashkë në Kankun. Çifti ishin fotografuar bashkë javën që shkoi teksa fluturonin nga Sao Paulo drejt Panamasë.

Nadine u nda nga Tiago për herë të dytë në qershor, pas një incidenti ku ai kishte prerë krahun me një xham, për të cilin zëdhënësja tha se ishte një “aksident shtëpiak”. Më vonë ajo postonte një foto të vetes në bikini pranë detit, që dukej se ishte bërë në Kankun.

Gazetarja braziliane Sonia Abrao shkruan se nëna e Nejmar kishte shkuar në ndihmë të Tiago muajin e kaluar pasi ai kishte pësuar një krizë emocionale prej ndarjes.

Ai ka folur disa herë në postimet e tij për betejën me depresionin. Problemet e tij mendore erdhën pas pranimit se modeli kishte pasur disa marrëdhënie intime me burra, duke përfshirë dhe atë me shefin personal të kuzhinës së Nejmar.

Presioni nga familja e Nadine për lidhjet homoseksuale të modelit, besohet se ishte arsyeja e ndarjes së parë mes tyre. Kjo ndarje u la pas krahëve së fundmi, teksa çifti është sërish bashkë.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version