Aktualitet

Vijojnë reshjet e dendura të dëborës në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia merr vendimin emergjent

Reshjet e dendura të dëborës, kanë bërë që strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, të rrisin prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale.

Aksi rrugor “Librazhd-Qafë Thanë” është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeve kryhet vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë. Njëkohësisht, shërbimet e Policisë janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.

TRENDING

Exit mobile version