Aktualitet

Vijon kontrolli masiv i territorit, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit.

Vlorë

Vijon kontrolli masiv i territorit.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit.

Arrestohen në flagrance 5 shtetas.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatundë, Vlorë dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi rreth 5 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Soreca
Me financimet tona që do të vinë për të gjitha shtetet do të kalojnë në hapin e rradhës ku do të investojnë në menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ekonomia qarkulluese është një ndihmë për mjedisin dhe ripërtëritjen ekonomike. Menaxhimi I mbetjeve bëhet vetë si një biznes fitimprurës ku për ekonominë gjeneron vende të reja pune. Që prej korrikut të vitit të shkuar ka nisur një fushatë e quajtur “Evropa është këtu”. Ky është një hap për mjedisin dhe ndryshimet e saj duke arritur një mjedis të gjelbër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version