Kosova

Viktima baraz agresor/ Profesori amerikan për të zhdukurit

Teksa presidenti serb Aleksander Vucic, në lidhje me marrëveshjen Kosovë Serbi po i jep përparësi Asociacionit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se emergjence e zbatimit është vetëm çështja e personave të zhdukur me force, ndërsa numërohen mbi 1600 persona  të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Edhe pse diplomacia perëndimore po e përqendron vëmendjen tek e ardhmja e marrëdhënieve mes dy vendeve, vetëm disa ditë më parë përvjetori i fushatës së NATO-s ndaj regjimit te Milloshevic, ringjalli kujtime të ndryshme për dy vendet.

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, mendon se shumë diplomatëve që shkojnë në rajon u pëlqen të thonë shprehjen “mos mendoni për të kaluarën, thjesht shikoni të ardhmen”, por sipas tij, e gjitha kjo është diçka shumë jorealiste.

“Mund ta imagjinosh ta thuash këtë në Ukrainë pas luftës? Imagjino edhe pesë, 10 vjet, 20 vjet pas luftës, a mund ta imagjinosh të shkosh në Ukrainë dhe të thuash ‘thjesht harro të kaluarën dhe shiko nga e ardhmja me Rusinë’?”, pyeti Joseph.

Ai morri shkak për komentet e tij nga një shprehje ngushëlluese e ambasadorit amerikan në Beograd Chris Hill, për viktimat serbe të bombardimeve të NATO-s, çka nga ana njerëzore siç tha ai, është e kuptueshme.

Joseph kujtoi se ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet tani në Hagë bashkë me ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që nga qytetarët e Kosoves shihet si vënie e shenjës së barazimit me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

TRENDING

Exit mobile version