Kosova

Viola von Cramon reagon për lejimin e qarkullimit me targa RKS në Serbi, ja çfarë thotë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për të larguar letrat ngjitëse në targa të automjeteve dhe lejimin e targave RKS të qarkullojnë në Serbi.

Cramon theksoi se ky është një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto po e njeh Kosovën si shtet.

“Ky eshte një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon” – ka deklaruar Cramon në rrjetin social X.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i marrë për heqjen e regjimit të letrës ngjitëse për automjetet me targa serbe ka ardhur pasi Policia e Kosovës raportoi se vendimi i Serbisë për të lejuar targat RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e këtij shteti, po zbatohet plotësisht.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti tha se nëse do të ketë ndryshim të qasjes nga autoritetet serbe, shteti i Kosovës do të veprojë.

TRENDING

Exit mobile version