Kronike

Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, arrestohet 42-vjeçari

Një person është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. 42-vjeçari me iniciale I.K ishte shpallur në kërkim për “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu në shtator të 2016 42-vjeçari në bashkëpunim me 3 persona të tjerë ka vjedhur me dhunë pajisje në një kantier ndërtimi në fshatin Banjë. po ashtu me rastin po meret Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan shtetasin I. K., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 07.10.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në muajin shtator të vitit 2016, I.K., në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

TRENDING

Exit mobile version