Kosova

Vjosa Osmani: Nuk e kërcënova presidentin Macron për vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e vlerëson si “kërcënim” deklaratën e saj ndaj presidentin të Francës, Emmanuel Macron, se pezullimi i vizave i paralajmëruar nga presidenti francez “e vret dialogun përgjithmonë”.

“Unë nuk e vlerësoj si kërcenim. Presidenti Macron nuk ka asnjë ndonjë dobi, asnjë ndonjë dëm nga fakti se a merr pjesë Kosova në dialog apo jo, në mënyrë që të konsiderohej kërcenim ndaj tij”, tha Osmani teka dhe deklaroi: Nuk është kërcënim, por informim në raport me partnerët tanë se nëse nuk janë të kënaqur me veprimet e Qeverisë së Kosovës, ndëshkimi nuk duhet të jetë ndaj popullit të Kosovës. Çështja e vizave ka qenë një padrejtësi historike në raport me popullin tonë”.

Ajo ka treguar se është takuar disa herë me Macron-in, derisa ka vlerësuar se e njeh shumë mirë presidentin francez dhe se si presidente e vendit është e interesuar që mos të dëmtohet procesi i dialogut me Serbinë.

“Është në interesin tonë që mos ta na mbajë peng procesi i dialogut, pasi Serbia nëpërmjet taktikave të saj krijon krizë pas krize për ta shtyrë dialogun. Me presidentin Macron duhet të jemi të sinqertë dhe të flasim hapur, por kur nuk kam përdorur tone kërcënime ndaj askujt” – deklaroi Osmani

TRENDING

Exit mobile version