Rajon

Vota e Greqisë për Kosovën/ Sulmohet Athina zyrtare

Komiteti i Ministrave i ka përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të hënën (24 prill) pranimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

33 shtete votuan pro këtij vendimi, 7 kundër, pesë abstenuan dhe vetëm një nuk votoi fare.

Ndër shtetet që abstenuan është edhe Greqia, veç Bosnjë dhe Hercegovinës, Moldavisë, Sllovakisë e Ukrainës.

Për këtë veprim të shtetit helen ka reaguar ish-ministri i Jashtëm i saj, George Katrougalos, i cili njëherësh është edhe përfaqësues grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të BE-së

Në një postim në Twitter, ish-kryediplomati grek që mbajti këtë pozitë gjatë qeverisë së Alexis Tsipras, tha se vendimi i shtetit grek për të abstenuar dëshmon se vendi po ndryshon qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

“Kjo e dobëson rolin e ndërmjetësit që Greqia duhet ta ketë në rajon”, ka deklaruar ish kryediplomati grek, sot deputet në parlamentin grek me partinë SYRIZA

TRENDING

Exit mobile version