Bota

Vrasja e dy tifozëve suedezë në Bruksel, vritet autori i sulmit terrorist! Viktima kishte lidhje me ISIS

Një ditë pas sulmit terrorist të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bruksel ku fatkeqësisht humbën jetën 2 tifozë suedeze ka ndërruar jetë edhe autori Abdesalem Lassoued. 45-vjeçari me origjinë nga Tunizia io cili ndodhej në Belgjikë ilegalisht, u qëllua mbrëmjen e djeshme pasi vrau dy tifozët dhe ndërroi jetë në spital. Tifozët suedezë kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen kualifikuese kundër Belgjikës për Euro 2024. Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit ku 45-vjeçari hapi zjarr me kallashnikov ne turmë, duke vrare dy dhe duke plagosur disa të tjerë, mes të cilëve një shok i dy të vrarëve. Autori dyshohet të ketë lidhje me ISIS pasi para ekzekutimit ka thirrur “Allah Akbarr”.
Pasi janë informuar në pushimin e pjesës së parë, futbollistët e Suedisë nuk kanë pranuar të dalin në fushë për pjesën e dytë dhe për rrjedhojë ndeshja është ndërprerë, ndërsa 45 minutat u mbyllën me rezultatin 1-1. Zëdhënësja e policisë Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan lagjen. Të shtënat vijnë në një kohë tensioni të madh për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.

TRENDING

Exit mobile version