Rajon

Vrasja e serbëve/ Beogradi ngre akuzat: Njëri u vra me plumb në kokë pasi u dorëzua

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka insistuar se dy prej terroristëve të vrarë në Banjskë “u ekzekutuan pas dorëzimit”. Petkoviç tha se Bojan Mijailovic u vra “gjakftohtësisht dhe brutalisht pasi fillimisht u plagos lehtë, ra në tokë dhe u dorëzua, me një plumb në kokë”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tij EULEX-i nuk ka marrë pjesë në hetimin e Policisë së Kosovës “vetëm për shkak se Kosova ka dashur të fshehë disa prova dhe të fshehë të vërtetën se serbët ishin i vrarë brutalisht nga efektivët e policisë”.

“Ne i kemi të gjitha provat, dëshmitarët e mbrojtur që janë të gatshëm të identifikojnë të gjithë ata vrasës shqiptarë që morën pjesë në vrasjen brutale të serbëve në qytetin e Banjskës”, tha ai dhe shtoi se kërkojnë që një komision i pavarur dhe ekspertë në bashkëpunim me patologët serbë të kryejnë autopsi.

Ai tha gjithashtu se për ta është “veçanërisht e rëndësishme të shikojnë trupat e dy serbëve sepse do të shohin plagët, të cilat do të tregojnë qartë se si janë vrarë”.

TRENDING

Exit mobile version