Kronike

Vrasja e shqiptarit në Itali, dyshime për vrasës serial

Dyshimet e para bien mbi ndonjë vrasës serial, pasi vetëm pak kohë më parë, në zonë u shënua një tjetër krim thuajse identik me vrasjen e Kurtit.

Ende nuk është gjetur autori i vrasjes së shqiptarit, Shefki Kurti në Itali. Trupi i të moshuarit, u gjet copë copë në një kanal në provincën ku ai banonte në Itali. Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë gjetur mbetje të ndara në disa thasë dhe më pas kanë lajmëruar Policinë, ndërkohë që zhdukja e tij ishte denoncuar rreth tri ditë para se të gjendeshin pjesët e trupit.

Policia dhe prokuroria italiane janë shokuar kur janë përballur me skenën e krimit, ndërkohë që kanë kërkuar ndihmën e komunitetit t‘i ndihmojnë të hedhin dritë mbi atë vrasje të rëndë. Sipas ekspertizës mjekoligjore vrasja e Kurtit mund të kishte ndodhur së paku një javë para se të gjendej trupi.

Policia dhe prokuroria kanë mundur të marrin dëshmitë e familjarëve të viktimës, të cilët pritet të japin detajet e rëndësishme për hetimin, por pa treguar ende detaje nga këto dëshmi.

Grupi hetimor, pas hapjes së dosjes së një tjetër vrasjeje të ngjashme, ka nisur krahasimet e të dhënave, duke lënë të dyshohet për ndonjë serialkiller që mund të gjendet në zonë, por pa përjashtuar për asnjë moment edhe ndonjë akt brenda njerëzve të afërt të viktimës.

HISTORIA, NGA SHQIPËRIA NË ITALI

Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitet ’90. Sipas mediave italiane, i moshuari e familja e tij janë ndër shqiptarët e parë që mbërritën në Itali. Fillimisht kishin shkuar të jetonin në Villanova del Ghebbo, Shefki kishte nisur menjëherë punën si punëtor. Çifti më pas u zhvendos në Badia Polesine në një apartament të rinovuar. Të dy kanë dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin e njohur si Beni që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale, ka dy fëmijë. Asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë.

TRENDING

Exit mobile version