Connect with us

Kronike

Vrasja e shqiptarit në Itali, dyshime për vrasës serial

Dyshimet e para bien mbi ndonjë vrasës serial, pasi vetëm pak kohë më parë, në zonë u shënua një tjetër krim thuajse identik me vrasjen e Kurtit.

Ende nuk është gjetur autori i vrasjes së shqiptarit, Shefki Kurti në Itali. Trupi i të moshuarit, u gjet copë copë në një kanal në provincën ku ai banonte në Itali. Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë gjetur mbetje të ndara në disa thasë dhe më pas kanë lajmëruar Policinë, ndërkohë që zhdukja e tij ishte denoncuar rreth tri ditë para se të gjendeshin pjesët e trupit.

Policia dhe prokuroria italiane janë shokuar kur janë përballur me skenën e krimit, ndërkohë që kanë kërkuar ndihmën e komunitetit t‘i ndihmojnë të hedhin dritë mbi atë vrasje të rëndë. Sipas ekspertizës mjekoligjore vrasja e Kurtit mund të kishte ndodhur së paku një javë para se të gjendej trupi.

Policia dhe prokuroria kanë mundur të marrin dëshmitë e familjarëve të viktimës, të cilët pritet të japin detajet e rëndësishme për hetimin, por pa treguar ende detaje nga këto dëshmi.

Grupi hetimor, pas hapjes së dosjes së një tjetër vrasjeje të ngjashme, ka nisur krahasimet e të dhënave, duke lënë të dyshohet për ndonjë serialkiller që mund të gjendet në zonë, por pa përjashtuar për asnjë moment edhe ndonjë akt brenda njerëzve të afërt të viktimës.

Vrasja e pensionistit/ Djali i Kurtit punon DJ, trupi u gjet në lumë,

HISTORIA, NGA SHQIPËRIA NË ITALI

Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitet ’90. Sipas mediave italiane, i moshuari e familja e tij janë ndër shqiptarët e parë që mbërritën në Itali. Fillimisht kishin shkuar të jetonin në Villanova del Ghebbo, Shefki kishte nisur menjëherë punën si punëtor. Çifti më pas u zhvendos në Badia Polesine në një apartament të rinovuar. Të dy kanë dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin e njohur si Beni që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale, ka dy fëmijë. Asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë.

Kronike

Akuzoi babanë për pë*rdhunim/15-vjeçarja rezulton e virgjër, avokati: Ja pse gënjeu

Ekspertiza mjeko ligjore ka zbuluar se 15-vjeçarja nga Kavaja, e cila një ditë më parë kallëzoi babanë për abuzim seksual, është e virgjër.

Avokati i 48-vjeçarit Bledar Rako ka thënë se gjithçka ka nisur pasi i ati i ka bërtitur të bijës pasi i ka kapur biseda të papërshtatshme mes saj dhe një shoku.

Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për babanë që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur.

48-vjeçari u kallëzua në policinë e Kavajës nga vetë vajza e tij 15-vjeçare e cila ka deklaruar përballë uniformave blu se është abuzuar seksualisht nga i ati për 4 vitet e fundit.

Ndër të tjera ajo ka deklaruar se babai i saj e ka kërcënuar me jetë në rast se do të tregonte.

Continue Reading

Kronike

U kap në flagrancë me 12 kg kokainë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një 38-vjecar shqiptar është në prangat nga autoritet gjermane. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur u kap me një sasi të madhe kokaine. Operacioni është zhvilluar pranë Berkheim ku është ndaluar një automjet tip “Volvo” me targa belge.

Mjeti kishte drejtim për në jugun e Gjermanisë. Gjatë kontrollit brenda tij policia gjermane ka gjetur dhe sekuestruar 12 kg kokainë. Në pranga menjëherë është vendosur 38-vjecari shqiptar. Ai është paraqitur para Gjykatës së Memmingen ku është vendosur dërgimi i tij në paraburgim. Hetimet po vijojnë për rastin nga Prokuroria e Memmingen.

Continue Reading

Kronike

E bija e akuzoi për abuzim s*ksual prej disa vitesh, Gjykata lë në burg 48-vjeçarin

Gjykata e Durrësit, ka lënë burg 48- vjeçarin Bledar Rako, i cili akuzohet nga e bija për kryerje marrëdhëniesh s*ksuale me të prej disa vitesh.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gazetarja Vali Qyrfyçi mëson se i akuzuari fillimit u mbroj me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata, por më pas seanca u ndërprere pasi ai ka njoftuar se ka avokatin e tij, të cilin ia ka marrë familja.

Pas nisjes sërish, Gjykata vendosi masën arrest me burg, ndërsa ai i ka mohuar akuzat e të bijës.

Kujtojmë se; vajza 15-vjeçare i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar s*ksualisht me të prej 4 vitesh.

Continue Reading

Kronike

I dehur në timon/ 35-vjeçari shkakton aksident, përplaset me një makinë tjetër

Një shofer 35-vjeçar u vu në pranga në Pogradec, pasi përplasi një makinë tjetër.

Shtetasi me iniciale E.Ç. po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kur aksidentoi një tjetër mjet në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Continue Reading

Kronike

“Bobo, hajdeni se e gjetëm”/ Me duar në kokë dhe me lot, momenti kur banorët gjejnë trupin e pajetë të 21 vjeçarit

Fabjol Ibraliut udhëtonte mbrëmjen e djeshme me automjetin tip “Ford”, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe rreth 160k/h ai ka dalë nga rruga. Fillimisht i riu  Fabjol Ibraliu u përplas me disa makina që ndodheshin anës rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të disa banesave.

Banorët sot në mëngjes kanë gjetur mes shkurreve dhe barishteve trupin e pajetë të të riut, ku mes lotëve dhe të bërtiturave ata kërkonin ndihmë dhe thërrisnin “bobo e gjetëm”, ndërkohë që vinin duar në kokë.

Nëna e drejtuesit të mjetit, e cila kërkonte të birin dhe pyeste “ku është?”. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thoshte se djali i saj ka vdekur. Një punonjës policie përpiqej ta qetësonte, duke i thënë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING