Kronike

Vrasja në Durrës/ Tër përfshirë tre fëmijët dhe nëna e tyre? Ja çfarë zbulohet

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit. Nga detajet e reja, bëhet e ditur se dy djemtë e Pëllumb Metës dhe vajza 19-vjeçare janë arrestuar pasi akuzohen për vrasjen e babait të tyre, ndërsa nëna e 3 fëmijëve po hetohet në gjendje të lirë.

Policia beri të ditur se ekzekutori i Pëllumb Metës është djali i madh i familjes, Hysen Meta, 24 vjeç dhe jo 19-vjeçarja Hygerta Meta.

Në një deklaratë për mediat, policia tha se Hysen Meta ka qëllua me armën e zjarrit në drejtim të babait, ndërsa motivi i konfliktit ishin konfliktet e vazhdueshme pasi viktima donte të fejonte vajzën pa dëshirën e saj.

Me marrjen e kallëzimit nisën kërkimet për gjetjen e personit. Më 17 shkurt është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Sektor Rinia. Është ngritur grupi posaçëm hetimor ku vijuan hetimet dhe kërkimet, u hodhën pistat e hetimet pse ishte zhdukur 50-vjeçar. Më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukje, por vrasje në familje. Nga tërësia e veprimeve u gjet edhe trupi i cili ishte varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës u konkludua se është vrarë me armë zjarri. Veprimet vijuan me insitesitet të lartë dhe nga të gjithë provat e siguruara, u gjetën provat dhe të arrestojmë anëtarët, Hysen Metajn, dhe H.M, të cilët kanë bashkëpunuar, Është arrestuar edhe Amarildo që ka ndihmuar vëllain dhe motrën. Hetohet në gjendje të lirë Blerina Meta. Policia ka qenë e fokusuar te vendi i ngjarjes. Është gjetur edhe arma e zjarrit, është sekuestruar municion luftarak, veshje që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi”,-njoftoi policia.

TRENDING

Exit mobile version