Kosova

Vuçiç fiton NOBEL për PAQE/ Deklarata për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu referuar kërkesës së bashkësisë së organizuar ndërkombëtare që Serbia të japë njohjen de facto në këmbim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, u shpreh i sigurt se “do fitojë Çmimin Nobel për Paqe nëse e njoh Kosovën”, por se aktualisht “nuk më intereson çfarë mendojnë ndërkombëtarët”.

“Nëse njoh Kosovën e pavarur, menjëherë do fitoja Çmimin Nobel për Paqe. Po çfarë më duhet në jetën time? Kam nevojë për respektin e popullit tim, respektin e qytetarëve të Serbisë. Nuk më intereson çfarë mendojnë të huajt…” – deklaroi presidenti serb, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

TRENDING

Exit mobile version