Kosova

Vuçiç jep Kosovën, në këmbim të këtij territori/ Biserko kërkon kujdes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur pas takimit të mbajtur dy ditë më parë me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic, ka deklaruar se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë dhe se ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Duke e komentuar këtë palarajmërim të shefit të NATO-s, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se mundësia e konfliktit në Ballkan, varet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ajo ka përmendur çështjen e targave të Kosovës në Serbi, që sipas saj, më herët ishte burim tensionesh, ndërsa tani Vuçiç ka vënë “në dyshim” Perëndimin, duke i pranuar ato.

“Ka shumë deklarata nga analistë dhe politikanë perëndimorë që përmendin mundësinë e konfliktit në Ballkanin Perëndimor. Rasti i Banjskës me 24 shtator dhe zgjedhjet e pergjithshme dhe locale ne Serbi ne muajin dhjetor 2023, të cilat ishin një lloj inxhinierie elektorale, po varen si shpata e Damokleut mbi presidentin Aleksandër Vuçiç. Mashtrimi zgjedhor është dokumentuar si në nivel lokal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ndërkohë, Vuçiç ka paralajmëruar kalimin e lirë të targave të Kosovës përmes Serbisë, gjë që më herët ka qenë burim tensionesh dhe incidentesh të shumta, përfshirë edhe ato të armatosura. Me këtë gjest ai edhe një herë e ka vënë në dyshim Perëndimin, sepse siç dihet, në rrethanat e dhëna gjeopolitike, prioriteti i tyre është zgjidhja e çështjes së Kosovës, e jo demokracia në Serbi” – ka deklaruar Biserko.

Ndërsa, lidhur me vendimin që ndalon pagesat në dinar në territorin e Kosovës, ajo ka thekusar se ky është një hap drejt konsolidimit të pavarësisë së Kosovës. Biserko gjithashtu ka treguar edhe arysen se pse Vuçiç do të bëjë kompromise me ndërkombëtarët, në kuadër të marrëdhënieve me Kosovën.

“Transaksionet e pagesave në euro janë vendosur në gjithë territorin e Kosovës, dhe eshte një hap drejt konsolidimit të pavarësisë. Duhet theksuar se Vuçic do bëjë kompromise, aq sa është e nevojshme, për të mbetur përfitues i fondeve dhe investimeve evropiane, veçanërisht atyre të shpallura në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në dhjetor, në total 6 miliardë euro për reforma dhe stimulim të zhvillimit ekonomik, qoftë në donacione apo kredi të favorshme” – është shprehur më tej Sonja Biserko, e cila gjithashtu ka kerkuar te behet kujdes pasi nuk e ka përjashtuar mundësinë për incidente të reja nga Beogradi dhe Rusia në Bosnjë dhe në Kosovë.

“Nevojitet kujdes pasi çështja Kosova për Rusinë, eshte argumenti i saj më i fortë për ruajtjen e ndikimit në Ballkan. Beogradi eshte gati ta jap Kosoven, ne kembim me Republikën Srpska. Sipas disa vlerësimeve, Dodik tashmë ka arritur ta bëjë Republikën Srpska gati 90% të pavarur nga Sarajeva. Duke marrë parasysh se komuniteti ndërkombëtar ende avokon për një Bosnjë të bashkuar dhe integrale, incidentet janë të mundshme” – potencoi Biserko.

TRENDING

Exit mobile version