Shkrime

Vuçiç jep shenja ‘zmbrapsje’ rreth dinarit

Është mjeshtër i mashtrimit, trajtë të cilën e ka përsosur qëkurse në rini, si sekretar në Partinë Radikale të kriminelit të dënuar të luftës, Vojisllav Sheshel dhe Ministër i Propagandës në Qeverinë e Sllobodan Millosheviçit . Por Aleksandër Vuçiç, me tone tejet të zbutura, dha shenjat e njëfarë zbrapsje për çështjen e dinarit.

Pas sulmit terrorist në Banjskë, me një Vuçiç taktikisht të metamorfuar, Serbia tani po provon të paraqitet “konstruktive” ndaj ndërkombëtarëve.

Duke folur dje nga Tirana – ndryshe prej ditë e javë më parë kur paralajmëronte “katastrofa humanitare”, “pogrome ndaj serbëve”, “spastrim të heshtur entik të serbëve nga Kosova” – Vuçiçi e la të hapur, më shumë si parashikim, se për çështjen e dinarit megjithatë po duket në horizont “një zgjidhje”.

“Serbia është në gjendje tepër të vështirë”, tha Vuçici në stilin e tij të zakonshëm prej melodramatisti, por shtoi se ndërkombëtarët “duan një zgjidhje”.

“Po bëjmë gjithçka çfarë mundemi, dhe duket që evropianët dhe amerikanët duan një lloj zgjidhje. Mundet që kjo zgjidhje të mos na shkojë për shtati, por zgjidhje kerkon që njerëzit të jetojnë normalisht” –  ka thënë Vuçiç, një frazë kjo që shënon ‘fatalitet’ te audienca e tij se gjërat po shkojnë jo në drejtimin e dëshiruar, por dhe sipas tij, “ditëve në vijim do të gjinden një zgjidhje”.

Ishte i pari vetë Vuçic i cili nga Forumi Ekonomik në Davos njoftonte për “katastrofa humanitare” që do të pasonin pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila do të ndalonte valutën serbe në Kosovë.

Çështja e dinarit ka gjetur rezistencë të madhe te ndërkombëtarët – në veçanti nga SHBA-ja – të cilët nuk e kundërshtuan vendimin si të tillë, por zbatimin.

Ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien madje, me tonet më të frikshme ndonjëherë drejtuara qeverisë kosovare, njoftoi se po qe se kursi i mospartneritetit nga ana e qeverisë së Albin Kurtit do të vazhdonte, edhe Amerika nga ana e saj, nuk do ta trajtonte qeverine e Albin Kurtit, partnere

TRENDING

Exit mobile version