Kosova

Vuçiç kapet duke vjedhur/ Një JO, dhe Brnabiç dorëhiqet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, së bashku me anëtarët e tjerë të Partisë Progresive Serbe, të cilët u identifikuan qartë në Rezolutën e Parlamentit Evropian si ata që shkaktuan një sërë manipulimesh zgjedhore në dhjetor të vitit të kaluar, tani për tani, refuzojnë në mënyrë kategorike mundësinë e një hetimi të pavarur ndërkombëtar për rastin.

Duke pasur parasysh se Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë, ka deklaruar publikisht se nëse Serbia pranon komisionin ndërkombëtar, ajo menjëherë do të japë dorëheqjen, dhe fjalët shumë të ashpra të Presidentit të Serbisë drejtuar eurodeputetëve si dhe opozitës vendase që e inicoi gjithë çështjen, lind pyetja se çfarë pasojash do të kishte refuzimi i mundshëm i hetimit ndërkombëtar mbi Serbinë dhe Vuçiçin.

Që regjimi i Vuçiç do të përballet me një sfidë të tillë, që do të detyrohet t’i thotë – po ose jo – Komisionit Evropian, kjo është pothuajse e sigurt, duke marrë parasysh indikacionet që vijnë nga përfaqësuesit e komunitetit të vendeve evropiane.

“Nuk duhet të presim reagime dramatike dhe të shpejta që mund të shihen brenda natës. Mirëpo, si në rastin e institucioneve evropiane që kanë paralajmëruar me vite se Serbia nuk po shkon në drejtimin e duhur, dhe vetëm tani kanë arritur një zgjidhje shumë të ashpër, ndoshta gjerat do behen hap pas hapi” –  tha një burim diplomatik nga BE-ja për median serbe ‘Danas’.

Edhe nëse Vuçiç e refuzon hetimin ndërkombëtar për zgjedhjet, shtoi ai, do të tentohet dialog përpara disa masave më të forta dhe më represive, siç është anulimi total i fondeve dhe të ngjashme me kete masë.

“Presioni më i madh do të vinte nga shtete të rëndësishme anëtare, disa prej të cilave do të ishin “më të vrazhda” dhe të qarta, ndërsa të tjerët do të luanin shumë më tepër një rol “polic i mire, polici i keq”, por, në përgjithësi kërkesa do të ishte e njëjtë” – tha burimi diplomatik

 

Sipas tij, reagimi i Unionit Europian në afat të mesëm do të ishte një këmbëngulje shumë e qartë për zgjedhje të ndershme dhe të lira, sepse pa këtë është e pamendueshme që Bashkimi Europian të bisedojë me një vend që aspiron të jetë kandidat.

 

TRENDING

Exit mobile version