Kosova

Vuçiç lutet për kthimin e Trump/ Ramabaja zbardh prapaskenat

Analisti nga Kosova, Sadri Ramabaja tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, po shpreson se nëse Donald Trump rikthehet në pushtet, kjo do ta ndihmojë në krijimin e një bote serbe.

Kjo sipas Ramabasë do të ishte një mënyrë që Serbia të heqë dorë nga mbështetja pro ruse dhe të rreshtohet nga Perëndimi, por një gjë e tillë do të sillte destabilizim në të gjithë rajonin.

“Serbia po pret të marrë lëshime më të mëdha nga Perëndimi, konkretisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do ndodhë me rikthimin ne Shtepine e Bardhe te Donald Trump me shpresen e nje koncesioni apo pazari – Këmbehet krijimi i Botës Serbe me orientimin pro rus” – deklaroi profesori I njohur, sipas te cilit, ky eshte “çmimi më i madh që do duhet të paguante rajoni në tërësi dhe në veçanti Bosnja dhe Mali i Zi, pasi harta politike e Europës ka gjasa të ndryshojë shumë.

“Vuçiç e beson shumë këtë ide, madje beson shumë se rikthimi i Trump mund t’i sjellë favore të kësaj natyre. Gjasat janë që këtë çështje aim und ta rrumbullakojë me Administratën e presidentit Joe Bidenit” – theksoi Sadri Ramabaja.

TRENDING

Exit mobile version