Rajon

Vuçiç po i mundëson Rusisë rekrutimin e mercenarëve serbë

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po i mundëson Rusisë që të rekrutojë mercenarë nga Serbia me qëllim që ti përdorë në luftën e saj për pushtimin e Ukrainës”

Kështu u shpreh avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviç në platformën X,  duke shtuar se deri më tani qindra serbë, nga Serbia dhe Republika Srpska në Bosnjë, janë bërë pjesë e njësive ushtarake ruse. Stojkoviç pohon se ky aksion po përkrahet më së shumti nga Agjencia serbe për Siguri dhe Informacion.

“BIA ka për detyrë ta parandalojë rekrutimin nga ana e Ushtrisë ruse, si përmes veprimeve kundërzbuluese ashtu edhe veprimeve kriminale-operative. Por në të kundërtën, ajo me sjelljen e saj po e inkurajon këtë, pasi kryeu I agjencisë është Aleksandar Vulin, bashkëpunëtori më i ngushtë I Vuçiç dhe Putinit” – theksoi avokati

Sipas Stojkoviç, Vuçiq gjithashtu së bashku me kreun e serbëve në Bosnjë, Milorad Dodik po inkurajojnë serbët e Republika Srpskas që të rekrutohen përkrah ushtrisë ruse.

TRENDING

Exit mobile version