Kosova

Vuçiç thërret NDIHME, shtrihet dora e Pekinit  

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se në bisedën e zhvilluar me ambasadorin kinez, Li Ming, ka kërkuar mbështetjen e Kinës në luftën për të vërtetën në Kombet e Bashkuara.

Vuçiç ka njoftuar në Instagram se e ka njohur ambasadorin me, siç e quaji ai, “iniciativat hipokrite në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kundër mbarë popullit serb” dhe ka kërkuar mbështetjen e Kinës, në “luftën për të vërtetën’.

“Mirënjohës për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur të Kinës për vendin tonë në forumet globale, theksova se në këto kohë të vështira, Serbia vlerëson partneritetin parimor dhe miqësinë e çeliktë që është demonstruar me vepra në momentet më të vështira për popullin dhe vendin tonë”,- ka deklaruar Vuçiç, duke shtuaf se me Li Ming ka diskutuar për çështje të rëndësisë kryesore dhe sfidat që e presin Serbinë në planin ndërkombëtar në periudhën e ardhshme, si dhe se i ka kërkuar që t’i përcjellë përshëndetjet e tij të ngrohta Presidentit Xi Jinping, “i cili kontribuoi në përparimin e madh të Serbisë me angazhimin e tij personal”.

Në një takim të mbyllur në Kombet e Bashkuara më 17 prill do të prezantohet Projekt-Rezoluta për Srebrenicën, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Duke pasur parasysh se Rusia ka humbur kapitalin e saj diplomatik për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia tani po mbështetet më shumë te Kina

 

TRENDING

Exit mobile version