Kosova

Vulin, FIASKO e Vuçiçit, por kërcënim për sigurinë e Serbisë dhe Rajonit

Aleksandar Vulin, ish kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Serbi, i zgjedhur nga Aleksander Vuçic, dhe që është në listën e zezë të SHBA-së, por gjithashtu i vlerësuar disa herë me Urdhrin e Federatës Ruse për bashkëpunim të suksesshëm për “sigurinë”, edhe pse ai nuk ka asnjë funksion zyrtar në Serbi, aktualisht ndodhet në Shën Petersburg, ku po merr pjesë në Takimin e 12-të Ndërkombëtar të Zyrtarëve të Lartë Përgjegjës për Çështjet e Sigurisë, me ftesë personale të Sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev.

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, tha për ‘Danas’ se duke qenë se situata gjeopolitike në aspektin e sigurisë po ndryshon në mënyrë dramatike, Forumi i Sigurisë në Shën Petersburg, duke gjykuar nga agjenda, do të trajtojë problemet me të cilat përballet Rusia, veçanërisht në lidhje me agresionin e saj ndaj Ukrainës.

“Nuk është befasuese prania e paralajmëruar e Dodik dhe Vulin, të cilët njihen si eksponentë rusë në rajon. Motivimi kryesor është sigurisht Rezoluta për Srebrenicën, të cilën udhëheqësit serbë e shohin si një potencial për destabilitet në rajon. Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Sigurimit përjetoi një fiasko dhe, mund të thuhet se mori një shuplakë në fytyrë, kështu që liderët e interesit rus në rajon po llogarisin në angazhimin e saj aktiv për të parandaluar rezolutën per Srebrenicën. Në vend që të distancohen nga politika e Milloshevicit dhe krimet e kryera, qeveria aktuale, dhe komuniteti akademik, me sjelljen e tyre dhe mohimin e vazhdueshëm të gjenocidit në Srebrenicë, po provokojnë të gjithë botën, e cila po shkon drejt izolimit duke mos treguar as një minimum dinjiteti moral në raport me pjesën e historisë së saj të turpshme” – deklaroi Biserko

Deputeti dhe lideri i partisë Fytyra e Re e Serbisë, Millosh Parandiloviç, theksoi për Danas se gjeneza e shpërbërjes së Serbisë ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë.

“Shikoni kush është marrë me sigurinë e Serbisë në Luftën e Madhe dhe kush sot, dhe gjithçka do të jetë e qartë. Vuçic krijoi një qeveri me injorantë. Vulin është kërcënim për sigurinë e Serbisë dhe si i tillë duhet të hiqet nga të gjitha eventet ku flitet për sigurinë. Vulin është një person jashtëzakonisht i kompromentuar, i shantazhuar, i korruptuar dhe i lig dhe është tragjedi që ai përfaqëson Serbinë kudo. Por meqë Serbia është zhytur thellë shpirtërisht nën qeverinë progresive te Vucic, nuk ka më kritere. Është e rëndësishme vetëm t’i shërbesh liderit” – deklaroi Parandiloviç

Nga ana tjeter, sipas Miodrag Prekoviçit, shef i shërbimit për informim i Lëvizjes Serbe ‘Dveri’, Aleksander Vulin nuk mban asnjë funksion zyrtar, shtetëror në Republikën e Serbisë, kështu që nuk shihet se me çfarë cilësie ai po merr pjesë në Takimin e 12-të Ndërkombëtar të Zyrtarë të Lartë Përgjegjës për Çështjet e Sigurisë” ne Rusi.
Në një deklaratë dërguar mediave, Vulin njoftoi se në konferencën e sigurisë do të shfrytëzojë rastin për të informuar liderët dhe zyrtarët e më shumë se 120 vendeve per “të vërtetën rreth rezolutës për Srebrenicën që do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

TRENDING

Exit mobile version