Kronike

Zbardhet dinamika e plagosjes në Vlorë

Policia e Vlorës e klasifikon konfliktin e mbrëmjes së djeshme ku mbetën të plagosur tre persona si një konflikt për motive të dobëta teksa ka zbardhur dhe dinamikën e plotë të tij.

Mexhit Arapi 40 vjeç ka pasur një konflikt për motive të dobëta me pronarin e berberhanes njëkohësisht dhe personin që punonte aty Ervis Sejko 35 vjeç.

Pasi kanë debatuar fillimisht, janë sharë dhe kërcënuar. Mexhit Arapi është larguar teksa dyshohet se në banesë ka marrë thikën dhe është rikthyer në berberhane.

Autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por nga plagët e marra nga përleshja s’ka mundur.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në spital kanë dhënë dëshminë e tyre të tre personat për rrjedhën dhe motivet e ngjarjes teksa janë pyetur dhe disa të tjerë dëshmitarë okular të ngjarjes. Dyshohet se në momentin e sulmit në berberhane nuk ka pasur klientë.

TRENDING

Exit mobile version