Sport

Zbulohen prapaskenat, çfarë vendimi pret sporti nga maxhoranca?

Liga Profesioniste e Futbollit në momentin që është futur në diskutime me qeverinë për plotësimin e katër pikave ka bërë një ndarje të tyre në dy aspekte të veçanta. Një është ai i tre ligjeve dhe tjetri është ligji për sponsorizimet.

Po çfarë dakordësie ka dhe ku ndahen ende palët? Së pari, në lidhje me kërkesën e futbollit për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, duket se ekspertët te Financat kanë dakordësuar që në rast se do të pranohet kjo pikë.

Realizimi? Me gjasë, duket i mundshëm, pasi në të vërtetë është një fond që nuk përfshihet në buxhet. Një tjetër aspekt ku palët ndahen, është ligji për sponsorizimet. Qeveria ka rritur nga 3% në 5% shumën e lejuar si shpenzim i zbritshëm për të gjithë sponsorizimet.

Në bazë të formulës së miratuar prej kësaj maxhorance, qeveria njeh trefish të kësaj vlere si shpenzim të zbritshëm për çdo sponsorizim nga kompanitë me fitim mbi 100 milionë lekë. E nëse bëhet fjalë për kostot finale, qeveria dhe sporti e kanë gjetur gjuhën e përbashkët të shifrave se sa do t’i kalojë sportit nga buxheti.

Pika ku ndahen palët është formula pasi sporti ka propozuar dhe kërkon që më së pari të hiqet fasha prej 1 miliard lekësh (të vjetër) fitime të deklaruara për të qenë sponsorizues si dhe ka kërkuar që shifra totale e përllogaritur nga qeveria që hiqet nga buxheti i shtetit dhe të shkojë në sport të bëhet me zbritje të përqindjes së tatimeve me një shifër fikse. Kosova e ka të tillë që një biznesi i zbriten 30% dhe kjo shifër shkon sponsorizim në sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version