Sport

Zbulohen prapaskenat e trajnerit të ri të Kombëtares

Sylvinjo është trajneri i ri i kombëtares shqiptare, i cili do të zëvendësojë kështu Edi Rejën tashmë të larguar.

Eksperienca e tij si trajner nukështë shumë e pasur, teksa stoli i Shqipërisë do të jetë një sfidë më vete për brazilianin, i cili gjithashtu ka  qenë ndihmës i Tites te Brazili para disa vitesh.

FSHF-ja ku zyrtarizoi trajnerin e ri, ka theksuar mes rreshtash se kontrata me brazilianin është ndërtuar edhe në bazë të rezultteve që do të arrijë në krye të kombëtares.

Silvinjo së bashku me ndihmësin e tij pritet të marrin 1.1 milionë euro në 18 muaj, teksa kushti është kualifikimi në Euro 2024.

Në rast se dyshja nuk arrijnë të kualifikojnë Shqipërinë në Europian atëherë 25-30% e kontratës do të mbahet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

TRENDING

Exit mobile version