Rajon

Zbulohet pasuria e Arkanit

Krimineli serb Arkani, drejtues i forcës paraushtarake serbe të quajtur Garda Vullnetare Serbe gjatë Luftërave Jugosllave, i paditur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krime kundër njerëzimit e deri në vrasjen e tij në janar 2000, ishte figura më e fuqishme e krimit të organizuar në Ballkan.

Edhe në Serbi, për vite me radhë, Zheljko Razhnatoviq është konsideruar si figura më e fuqishme dhe falë lidhjeve të tij me shërbimin sekret dhe regjimin e Sllobodan Millosheviqit, atij i ishte mundësuar të merrej me çështje juridike, të ishte kryetar i një partie dhe pronar i një klubi futbolli.

Por tani, kur kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga vdekja e tij, shumë njerëz ende kanë në kokë pyetjen se çfarë ka ndodhur me pasurinë e madhe të tij.

Media serbe Nova.rs shkruan se historitë për pasurinë e tij i kanë mbijetuar kohës dhe vazhdojnë të rrefen edhe sot, teksa sjellë detaje nga ajo se çfarë ka lënë pas Arkani dhe si është e vërteta.

Njerëz që kanë punuar me të vazhdojnë të thonë se ai ka lënë pas një koleksion mbresëlënës pikturash, më shumë se 80 kryevepra nga artistë të njohur, një koleksioni te madh me orë super të shtrenjta dhe veçanërisht gurë te çmuar, si pershembull diamante.

 

TRENDING

Exit mobile version