Bota

Zelensky kritikon Gjermaninë dhe SHBA, Michel premton sanksione ndaj Moskës

Me ftesë të Volodymyr Zelensky, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ndodhet në Kiev për të diskutuar aspektet që lidhen me bashkëpunimin.

“Qoftë viti i fitores dhe i paqes”, tha ai menjëherë pasi vuri këmbë në tokën pritëse, dhe u shpreh se mund të bëhet përparim i mëtejshëm në frontin e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Sigurisht – tha Michel – do të nevojitet një paketë e dhjetë e sanksioneve dhe për të qenë të qartë ne duhet të shohim se cilët sektorë shtesë mund të synohen në të ardhmen”.

Në lidhjen video me Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti ukrainas nuk I kurseu kritikat ndaj Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, dy fajtorë që kanë hezituar të dërgojnë tanke në Kiev.

Pak orë pas mandatit të tij, ministri i ri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, mirëpriti homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, në Berlin, duke shfrytëzuar rastin për t’iu përgjigjur indirekt Zelenskit.

“Armët gjermane të dorëzuara në Ukrainë deri më tani – thotë Pistorius – kanë dëshmuar vlerën e tyre, për shembull obusët, Gepard apo dhe sistemi i fundit i mbrojtjes ajrore Iris.

Nderkohë Suedia do të dërgojë në Ukrainë sisteme artilerie, Estonia armë të rënda, njesoi si edhe Danimarka

TRENDING

Exit mobile version