Aktualitet

Zjarr te pazari i Korçës, përfshihet nga flakët lokali

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në pazarin e Korçës. Një prej lokaleve është përfshirë nga flakët, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se fillimisht ka marrë flakë kuzhina e lokalit, më pas flakët dhe tymi është përhapur në ambjentin jashtë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet lidhur me rastin.

TRENDING

Exit mobile version