Aktualitet

Zjarri i shkurreve i rrezikon jetën, digjet 67-vjeçari

Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka pësuar djegie në pjesë të trupit, teksa ka djegur disa shkurre, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit.

Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rrezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSH shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar.

 

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version