Connect with us

Aktualitet

10 policë e morën zvarrë/ I riu në fier merr gjobë dhe i heqin pikë nga patenta

Gjobë 700 mijë lekë, minus 10 pikë nga patenta dhe procedim penal. Vetëm kaq mori si masë i riu që u arrestua me shumë zhurmë dhe me 10 policë, mesditën e sotme në qytetin e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Fier

U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ndëshkohet me masë administrative 70 000 lekë dhe procedohet penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë, 28-vjeçari.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”, pa targa, që drejtohej nga shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ky shtetas është larguar. Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Policisë të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ai u ndëshkua me masë administrative 70 000 lekë, për shkelje të neneve 93, 99, 190 dhe 191 të Kodit Rrugor.

Advertisement