Connect with us

Bota

104-vjeçarja hodhi votën për Joe Biden: Momenti më i rëndësishëm, tani mund të vdes e qetë

Sot ajo është 104-vjeç dhe ka parë më shumë se 20 zgjedhje presidenciale në SHBA, por tani pasi ka hedhur votën në mbështetje të kandidatit Joe Biden, Ruth Rosner thotë se mund të vdesë e qetë.

Rosner, e cila lindi para se grave t’i njihej e drejta e votimit me ligj, u bë virale në rrjetet sociale dhe shumë media publikuan momentin kur ajo udhëtoi drejt qendrës votimit. Ajo tha se vota e saj ishte pa diskutim më e rëndësishmja që ka hedhur gjatë gjithë jetës.

Shkrimtari Faith Salie regjistroi udhëtimin e Ruth-it drejt qendrës së votimit. “Sot pata nderin të shoqëroja shoqen time 104  vjeçare Ruth për të votuar. Ajo ka lindur para se gratë të kishin të drejtë vote. Vota e saj e parë ishte për FDR. Babai i saj vdiq nga gripi gjatë pandemisë së vitit 1918, kur ajo ishte 2 vjeçe“, shkroi Salie në Twitter.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Kina po ndihmon Moskën për të vijuar luftën”/ Stoltenberg: NATO duhet të përfshihet edhe në Azi

Pekini po ndihmon Moskën në konfliktin e Ukrainës, ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke argumentuar se blloku i udhëhequr nga SHBA duhet të përfshihet në Azi dhe jo vetëm në Atlantikun e Veriut.

“Lufta në Ukrainë tregon se siguria nuk është rajonale, siguria është globale”, tha Stoltenberg. Vendi kryesor që po i mundëson Rusisë të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës në Evropë, është Kina.

Stoltenberg vazhdoi të argumentonte se Kina është “partneri më i madh tregtar” i Rusisë, duke e furnizuar Moskën me “komponentë kritikë” për raketa, dronë dhe armë të tjera. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për “ofrimin e dronëve” për Rusinë dhe Korenë e Veriut për “ofrimin e municioneve dhe armëve”.

“Irani, Koreja e Veriut dhe Kina, ato janë kyçe për aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha Stoltenberg. “Pra, kjo ide se ne mund të ndajmë Azinë nga Evropa nuk funksionon më.”

Continue Reading

Bota

Kundë Rusisë/ Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se ai shpresonte se do t’i siguronin Ukrainës “municion, artileri, tanke dhe mbrojtje ajrore, dhe mbi të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”.

Duke folur në Stokholm, kancelari gjerman premtoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai gjithashtu shpjegoi se njoftimi i Gjermanisë në muajn prill për vendimin për të dërguar një sistem të tretë Patriot në Ukrainë nuk ishte një vendim i lehtë pasi Gjermania nuk ka shumë sisteme të saj të prodhuara në vend.

Continue Reading

Bota

Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev, Rusia bombardon Kharkivin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Ukrainë ndërsa armët nga një paketë e re ndihme amerikane kanë filluar të shkojnë në vijën e frontit. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar, ndërsa Blinken mbërriti gjatë Natës në Kiev me një udhëtim me tren nga Polonia. Kjo është vizita e katërt e tij në Ukrainë që prej nisjes së luftës.

Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera”.

Vizita e Blinken vjen ndërsa ushtria ukrainase po përballet me sulme të ashpra nga Rusia, sidomos në rajonin e Kharkiv, i cili u sulmua mbrëmë. Ushtria e Ukrainës pranoi se Rusia “po arrinte sukses taktik” pasi filloi një sulm tokësor të premten që rezultoi në evakuimin e afro 6,000 njerëzve. Por presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina kishte dërguar përforcime dhe se një “kundërsulm” ishte duke u zhvilluar:

Blinken ka mbërritur në Kiev 3 javë pasi Kongresi amerikan miratoi ndihmën prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Përpara mbërritjes së Blinken në Kiev, një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e financuara nga Amerika që mbërrijnë tani në vijën e frontit përfshinin interceptorë të mbrojtjes ajrore, artileri dhe raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

“Ne kemi filluar tashmë të dërgojmë artileri dhe ATACMS me rreze të gjatë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që synojnë të përmbushin nevojat më urgjente”, tha zyrtari.

Continue Reading

Bota

Arratisje si në filma në Francë/ Bosi i drogës shpëtohet nga furgoni i policisë, vriten 2 efektivë

Një bos i dyshuar droge po ndiqet nga qindra oficerë policie pasi u arratis nga një furgon burgu i zënë në pritë nga katër persona të armatosur në një autostradë në Francën veriore.

Të paktën dy oficerë burgu u vranë në sulmin e nisur pak pas orës 11:00 në autostradën A154 në Val-de-Reuil në Normandi, sipas mediave lokale. Tre të tjerë janë plagosur rëndë, tha ministri francez i drejtësisë Eric Dupond-Morett.

I burgosuri i arratisur u identifikua në mediat lokale si 30-vjeçari Mohamed A dhe njihet me nofkën” The Fly”, i cili besohet se ka drejtuar një rrjet të trafikimit të drogës.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se qindra oficerë policie ishin mobilizuar, ndërsa presidenti Emmanuel Macron u zotua se po bëhej gjithçka për të gjetur autorët.

Continue Reading

Bota

Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arriti në Ukrainë në orët e vona të 13 majit. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me zyrtarë të lartë ukrainas për të riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën, teksa Kievi po lufton pushtimin rus, tha zëdhënësi Matthew Miller.

Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera”.

Ai shtoi se Blinken po ashtu gjatë ditës do të mbajë një fjalim para studentëve të një poliklinike në Kiev.

Vizita e Blinkenit në Ukrainë po ndodh disa javë pasi Kongresi amerikan miratoi paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarësh.

Ndihma pritet të dërgohet në Ukrainë me ritëm të përshpejtuar.

“Pikë së pari, ky udhëtim do të dërgojë një sinjal të fortë për të siguruar ukrainasit, që sigurisht janë në moment të vështirë, për shkak të luftimeve të ashpra në frontin lindor, por po ashtu me rusët që pritet të bëjnë disa sulme ndërkufitare në Harkiv”, tha një zyrtar amerikan i cili fole me gazetarët në kushte anonimiteti.

Vizita e fundit në Ukrainë e një zyrtari të lartë amerikan u zhvillua në mars, kur këshilltari për siguri kombëtare Jake Sullivan vizitoi shtetin që po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi Moska në shkurt të vitit 2022.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING