Connect with us

Aktualitet

Dorëzimi i Azovstal. Kievi kërkon shkëmbimin e të burgosurve. Moska
thotë jo
Fati i luftëtarëve ukrainas, të cilët mishëruan bastionin e fundit të
rezistencës në kompleksin e çelikut Azovstal në Mariupol, është i pasigurt.
Më shumë se 260 prej të cilëve Moska njoftoi dje se janë dorëzuar
Kievi i konsideron Heronj dhe do të donte që t'i shkëmbenin me të burgosur
rusë, kurse për Mosken, ata jane nazistët dhe kërcënon t'i çojë para një
gjykate lufte, nëse jo edhe t'i ekzekutojë.
Evakuimi vazhdon nën mbikëqyrjen e ushtrisë sonë dhe ushtarakëve tanë,
thotë zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar. "Dëshira për
t'i gjykuar apo edhe për t'i ekzekutuar është një deklaratë thjesht politike.
Propagandë e thjeshtë, e diktuar nga çështjet brenda Federatës Ruse. Të
gjithë këta burra do të shkëmbehen me të burgosur rusë dhe ne do të
garantojmë kthimin e tyre në shtëpi."
Zëdhënësi i Kremlinit ka garantuar se luftëtarët e Azovstal do të trajtoheshin
sipas standardeve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, presidenti i Dumës është
më e ashpër. "Ata janë kriminelë nazistë – tha Volodin – Dhe si të tillë ata
nuk do të jenë objekt i asnjë shkëmbimi. Ata janë kriminelë lufte dhe për
këtë arsye ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i sjellë ata para
drejtësisë".
Në të njëjtën linjë edhe Prokurori i Përgjithshëm rus, që i ka kërkuar
Gjykatës së Lartë të njohë luftëtarët që ishin barrikaduar në Azovstal si një
organizatë terroriste.
Bërthama origjinale e Regjimentit Azov, lindi në vitin 2014 si reagim ndaj
pushtimit rus të Donbass. Ndërsa radhët e saj u rritën, Kombet e Bashkuara
dhe Amnesty International kanë akuzuar disa prej anetareve te saj per
përdhunime dhe dhunë

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *