Connect with us

Aktualitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se në takim u biseduar për stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitivë.

“Kryeministri veçoi rritjen e eksporteve  dhe potencialin e madh në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe angazhimin e qeverisë për digjitalizim. Znj.Bjerde e përgëzoi Qeverinë për rritjen ekonomike që ishte ndër më të lartat në rajon”.

“Përfaqësuesit e Bankës Botërore thanë se presin që së shpejti të kalojë në kuvend marrëveshja për reformën sociale, sepse ajo është përgjigja e duhur ndaj krizës inflacionare dhe jo prekja e mjeteve të trustit pensional”, thuhet në njoftim.

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor,  Linda van Gelder, drejtoresha e re rajonale për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, si dhe menaxheri i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *