Connect with us

Kosova

17 persona kane humbur jetën dhe 294 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 17 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 294 të tjerë. Ndërkohë që 482 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 34.637.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 47.203 raste pozitive, ndërsa 1.220 persona kanë humbur jetën.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *