Connect with us

Kosova

24 vjet nga spastrimi etnik, Kurti: Scharping demaskoi planin famëkeq ‘Patkoi’

Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka kujtuar përvjetorin e 24 të fillimit të fazës së tretë të operacionit “Patkoi”, që për synim kishte spastrimin etnik të shqiptarëve të vendit tonë.

Përmes fotografive të po asaj dite, shefi i ekzekutivit përmendi faktin se autoritetet serbe i kishin përgatitur këta trena për udhëtime njëdrejtimëshe.

Veç kësaj, i pari i qeverisë pohoi se ministri gjerman i mbrojtjes, Rudolph Scharping demaskoi këtë plan famëkeq, ndërsa rreth tij kishte shkruar edhe në librin personal: “Wir dürfen nicht wegsehen. Der Kosovo Krieg und Europa”

“Sot u bënë 24 vite nga 1 prilli i vitit 1999, kur njësitë policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe nisën dëbimin e banorëve shqiptarë të Prishtinës dhe deportimin e tyre në drejtim të Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë. E shkrepur pikërisht atë ditë në stacionin e trenave në Prishtinë, nga fotoreporteri i Reuters, Goran Tomašević, fotografia e parë tregon popullsinë shqiptare të dëbuar të Prishtinës duke i hipur nëpër trena. Autoritetet serbe i kishin përgatitur këta trena për udhëtime njëdrejtimëshe, me të cilët do të boshatisej Prishtina nga popullsia e saj vendase shqiptare”, thuhet ndër tjerash.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Advertisement