Connect with us

Shkrime

Rama, gati të heq njërën veshkë, por jo të pranojë dështimin përball Kurtit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi javën që shkoi në Prishtinë në kuadër të një vizite për përgatitjet e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

Ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarin e parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, por nuk takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti refuzoi pasi tha se nuk e sheh të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, e cila u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Rama

Profesori Enver Bytyçi, teksa komentoi vizitën e Ramës, u shpreh se kryeministri i Kosovës me refuzimin e takimit i dha Rames mesazhin se “nuk je në anën e Kosovës, por je në anën e Serbisë”!

“Ti Edi Rama gjithnjë ke bërë avokatin e Serbisë e të Aleksandër Vuçiç në samitet ndërkombëtare dhe asnjëherë avokatin e Kosovës. Se, edhe kur ke avokatuar për Kosovën, je përqëndruar vetëm te një person, te Hashim Thaçi, të cilin ke dashur ta mbrosh për shkak se keni një linjë qëndrimi pro-Serbisë” – theksoi Bytyçi

Ai vlerësoi se Kurti nuk e kishte të nevojshme të takohej me Ramën, pasi më parë u takua me Vuçicin, kjo pasi cilin prej këtyre të fundit ta takosh, është njësoj.

“Po takove Edi Ramën, ke takuar gjithashtu Aleksandër Vuçiç!” – u shpreh Bytyci, sipas te cilit, “Edi Rama gjatë gjithë turit ballkanik, në Shkup, Prishtinë, Sarajevë e Podgoricë sulmoi vazhdimisht Albin Kurtin, por në asnjë rast nuk përmendi dhe aq më pak ta qortojë ose kritikojë Aleksandër Vuçiç”

Në vazhdim, profesori tha edhe disa fjalë edhe për takimet e Ramës me presidenten e Kosoves Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk  e Konjufca, të cilat i vikësoi formale dhe simbolike, pa ndonjë efekt shumë të madh.

Në fund, Bytyçi shtoi se ky refuzim i Kurtit ndaj Ramës do shënohet në histori, pasi është një rast i rrallë. Ai tha se kjo është një goditje e rëndë për kryeministrin e Shqipërisë, prandaj edhe është i nervozuar.

“Rama është i gatshëm te heqë njërën veshkë, te presë gjysmën e mëlçisë, tw vendosë zemrën në disa bajpase, e nuk është i gatshëm të pranojë dështimin në histori. Kjo që ndodhi në Prishtinë me Edi Ramën është një nga goditjet më të rënda për të. Prandaj është shumë i nervozuar! Shumë aktiv dhe hakmarrës! Kjo do ta bëjë edhe më të dështuar” – deklaroi profesor Enver Bytyçi

 

 

Advertisement