Connect with us

Politike

Ekspertët komentojnë Samitin me Ukrainën

Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tiranës është po aq i rëndësishëm për Ukrainën sa edhe për Shqipërinë dhe për Ballkanit Perëndimor.

Kjo është arsyeja, pohuan ata në intervistat për Zërin Amerikës, pse u bë thirrje për të shtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete nga ky rajon për Ukrainën, që ajo ta përballojë agresionin rus, duke shmangur sa më shumë edhe rrezikun e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

“Nga Samiti i Tiranës për Ukrainën doli sërish se Rusia duhet bllokuar me të gjithë format e mundshme, sidomos në ekonomi dhe informacion, të cilat synojnë të shkaktojnë trazira në vendet e Ballkanit Perëndimor, siç është vërejtur vitet e fundit”, thotë për Zërin e Amerikës drejtuesi i Qendrës studimore Lëvizja Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali.

Ai theksoi për Zërin e Amerikës se ndikimi rus në këtë rajon është pasqyruar në mungesë të qëndrueshmërisë si dhe në shtimin e mundësive për të rritur trazirat në këto vende.

“Mesazhi i Samitit është që lufta është afër, kërcënimi është i madh dhe duhet në çdo çast të jemi gati për të dhënë ndihmesë secili sipas mënyrës së vet në shërbim të paqes, duke u përgatitur dhe duke kontribuar në luftën që po ndodh aktualisht”, thotë zoti Gjipali.

Ndërsa eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare, thotë për Zërin e Amerikës, se presidenti Zelensky në thelb kërkoi bashkëpunim për municion, për të bashkëprodhuar armatime me Shqipërinë, duke risjellë idenë e rijetësimit të industrinë e armatimit trashëguar nga regjimi komunist, tashmë e shkatërruar, por që kjo të bëhet do të duhen shumë muaj dhe ndoshta disa vite, ndërsa mundësia që Shqipëria të japë mbështetje ushtarake është, sipas tij, shumë e vogël.

Rusia nuk duhet të fitojë luftën në Ukrainë. Nëse kjo do të ndodhte, do të kishim një problem shumë të madh prej ndikimit rus dhe problemeve që vijnë nga Rusia në Ballkanin Perëndimor. Kjo është thënë para disa kohësh ng azoti Zelensky, e u tha sot edhe nga zoti Rama. Bosnja mund të jetë vatra e parë problematike në këtë radhë; një fitore ruse do t’u jepte zemër serbëve në Bosnje Hercegovinë të shkëputeshin prej saj me mbështetjen e Rusisë. Skenari i Donbasit dhe skenari i Krimesë në veriun e Kosovës është shumë i mundshëm. Banjska në fund të shtatorit të kaluar tregoi që nëse policia e Kosovës nuk do të kishte qenë vigjilente dhe e afë për t’u përballur me atë ngjarje, atëherë mund të kishim një skenar të Krimesë edhe në veriun e Kosovës”, thotë zoti Krisafi.

Angazhimi i Shqipërisë në çështjen e Ukrainës, sipas ekspertëve, ka një rëndësi të veçantë, sepse dëshmohet që politika e jashtme e sigurisë e Tiranës zyrtare është plotësisht e përputhur me atë Bashkimit Europian, ndërsa jep një mesazh për vendet e tjera në këtë rajon, që edhe ato të jenë po aq të qarta dhe të vendosura pro Ukrainës.

“Ne jemi me bindje në rrugën e mbështetjes së plotë të Ukrainës dhe të popullit ukrainas përballë agresionit, por është e rëndësishme për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia dhe Bosnja, që nuk kanë rënë dakord me sanksionet e vendosura për shkak të lidhjeve të tyre ekonomike etj. ky është një mesazh i rëndësishëm, që nga Tirana u çohet këtyre vendeve edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian; nuk mund të ketë qëndrime të ndryshme, se këto shkaktojnë probleme edhe kur janë brenda vet BE-së, dhe është një nga kushtet për anëtarësim të këtyre vendeve për të patur një politikë të njëjtë me atë të BE-së”, thotë zoti Gjipali.

Nga ana tjetër, studiesi Krisafi vlerësoi faktin se Shqipëria është e angazhuar me mbështetjen për Ukrainën me nismat pro saj gjatë dy vjetëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bashkë me SHBA-të dhe në vazhdim.

“Ky i sotmi vjen në vazhdën e shumë samiteve, pas vizitës në Shqipëri të Sekretarit Blinken, takimeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë dhe këto e kanë kthyer Tiranën në një qendër diplomatike të rajonit. Kjo nuk po ndodh as në Beograd, as në Shkup, as në Sarajevë, por po ndodh në Tiranë dhe nuk po ndodh rastësisht. Kjo është mbi të gjitha konfirmim i politikës së jashtme të Tiranës. Për Ukrainën kjo shënon një mbështetje simbolike, sepse rajoni mund të japë vetëm mbështetje morale. I vetmi vend që mund të jepte mbështetje ushtarake është Serbia, por për shkak të politikës së vet, ajo është më shumë pro-ruse se sa pro-europiane”, thotë zoti Krisafi.

Ekspertët besojnë se Ukraina nga Samiti i Tiranës një mbështetje simbolike por domethënëse, se ky Samit ishte një vlerësim për politikën e jashtme të Shqipërisë, ndërsa Kievi është i vetëdijshëm për mbështetjen e pakët praktike, që mund të japë Ballkani Perëndimor, një mbështetje që qëndresa e gjatë ukrainase e pret nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian

Politike

Meta nga “Rruga e shpresës”: I kam thënë Ramës, Berisha është politikani më serioz

Pasi përfundoi pas mesdite Asamblenë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta I shoqëruar nga një numër mbështetësish dhe veshur një bluzë ku shkruhej ‘Lironi liderin e opozitës’, mbërriti tek rrugica poshtë banesës së Berishës.

Ai ka thurur lavde për Berishën duke e cilësuar si njeriu që ka futur Shqipërinë në NATO dhe ka bërë dhe shumë arritje të tjera për vendin.

”I kam thënë Ramës të mos e provokojë opozitën.

I kam thënë Ramës që politikani më serioz në Shqipëri është Sali Berisha”, tha Meta.

E përshendet Berishën, duke e quajtur president i përgjithshëm.

Continue Reading

Politike

‘Lironi liderin e opozitës’/ Meta mban veshur bluzen me mbishkrimin për Berishën: Afër Zotit

Kreu i PL-së, Ilir Meta tha rrugës teksa po shkonte te banesa e liderit të opozitës, Sali Berisha, se nuk po shkonte në një ballkon, por në një podium.

Meta tha se kryeministri Edi Rama është i pashpresë, ndërsa shtoi se ndryshimi do të vijë shpejt. Kreu i PL-së, teksa po fliste për opozitën tha se Gazment Bardhi është një opozitar i vërtetë, ndërsa për Lulzim Bashën tha se “llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë ai faqezi.”

MetaNuk po shkoj në një ballkon, por në një podium. Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë. Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë.

Continue Reading

Politike

Meta niset nga selia e PL drejt banesës së Berishës: Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje

Kreu i PL-së, Ilir Meta ashtu siçi e kishte paralajmëruar në mbyllje të Konventës Kombëtare, është nisur nga selia e PL-së, drejt banesës së liderit opozitar, Sali Berishës për t’ju bashkuar tubimit qytetar.

Teksa po ecte, Meta tha për mediat se PL ka reflektuar dhe se nga nesër do të nisë një riorganizim. Më tej shtoi se beteja me mafier është betejë për jetë a vdekje.

MetaPartia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi. Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.

Continue Reading

Politike

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, pamjet

Rastësi apo zgjedhje?! Ilir Meta nuk qëndroi në sallë në Konventën e Partisë së Lirisë për të ndjekur fjalimin e Monika Kryemadhit. Ai vendosi që të shkojë të votojë dhe u kthye pasi Kryemadhi mbaroi fjalën.

Continue Reading

Politike

“Uaaa, flet partia e vulës për moral”/ Meta: Basha gënjen edhe kur fle

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me një video të publikuar sot nga PD e vulës, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Berishës dhe Metës.

Meta e ka cilësuar ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING